Saturday, December 20, 2025

36’shja e LDK’së, Rrezarta Krasniqi: Qytetarët po e konfirmojnë besimin në LDK dhe programin qeverisës

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me numër 36, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se mbështetja e qytetarëve për LDK-në dhe programin e saj qeverisës po konfirmohet gjithandej Kosovës.

Në një postim të saj, Krasniqi theksoi se kërkesa e madhe për ndryshim po i jep forcë LDK-së që në zgjedhjet e 28 dhjetorit ta rikthejë shpresën për Kosovën.

Ajo ka falënderuar në mënyrë të veçantë Degën II të LDK-së në Prishtinë për mbështetjen dhe angazhimin e treguar gjatë kësaj fushate.

“Qytetarët tanë po e konfirmojnë gjithandej Kosovës besimin në LDK dhe në programin tonë qeverisës. Kërkesa e madhe për ndryshim na jep forcë që me 28 dhjetor ta kthejmë shpresën për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer