Sot, është peonsuonuar, Ahmet Tahiri, zyrtar i drejtorisë se Arsimit në Komunën e Skenderajt, raporton portali rajoni.org.
Në rrugëtimin e tij në arsim, z. Ahmet Tahiraj, ka qenë mësimdhënës, drejtor shkolle dhe së fundi, karrierën e tij e përmbylli si zyrtar në DKA – Skënderaj.
Përveç arsimit ai vendit i sherbeu edhe atëherë kur kishtë me së shumti nevoj, si ish ushtar i UÇK’së.
Lajmin për pensionimin e tij e ka dhënë faqja e DKA’së në Skenderaj, nëpërmjetë rrjetit social “facebook”.
“Pas shumë vitesh punë të palodhshme dhe me përkushtim, zyrtari i Drejtorisë së Arsimit, z. Ahmet Tahiraj, i dha fund karrierës së tij në arsim, si njëri nga punëtorët më të dalluar në Komunën e Skënderajt, i cili ka dhënë kontribut të madh edhe për çështjen kombëtare, si i burgosur politik dhe si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
“Ishte nder dhe kënaqësi që komuna jonë dhe Drejtoria e Arsimit ju kishte misionar të arsimit, ku më shumë se 42 vjet rresht punuat në misionin më fisnik, në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave dhe kontribuat në Drejtorinë e Arsimit.
Kolegut tonë, Ahmet Tahiraj, i shprehim mirënjohje për punën që e ka bërë dhe për rezultatet që i kemi arritur së bashku”.
“Sot, kur ti mbushe 65 vjet jetë e rreth 42 vjet përvojë pune, ne jemi më shumë se krenarë që kishim një koleg si ty.”!