Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 52, Gëzim Qerimi, ka theksuar se mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës po rritet fuqishëm në të gjithë vendin.
Ai bëri të ditur se mbrëmë në Prizren u dëshmua vendosmëria e qytetarëve për ndryshim dhe për fitore më 28 dhjetor, gjatë hapjes së fushatës zgjedhore. Sipas tij, kjo mbështetje u konfirmua menjëherë edhe në Klinë të Mesme, duke treguar shtrirjen e gjerë të përkrahjes për PDK-në nga Prizreni deri në Drenicë.
Postimi:
Prej Prizrenit në Drenicë, mbështetja për PDK-në është e jashtëzakonshme
Mbrëmë në Prizren u dëshmua vendosmëria e qytetarëve për ndryshim, përmes fitores së Partisë Demokratike të Kosovës më 28 dhjetor.
Pas hapjes së fushatës në Prizren, mbështetja e fuqishme për PDK-në u konfirmua edhe në Klinë të Mesme.
Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova rikthehet në rrugën e normalitetit, zhvillimit dhe mirëqenies.
Bashkë. Përpara.
#PDK130 ✅
#BedriHamza1
#GëzimQerimi52


