Friday, December 12, 2025

44’tshi i PDK’së, Ilir Murtezaj: Me vizion të ri ekonomik përkrah Bedri Hamzës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, me numër 44, Ilir Murtezaj, ka vlerësuar kandidaturën e Bedri Hamzës, siç e quan, si njeri të fjalës, me integritet dhe përvojë të dëshmuar në ekonomi dhe udhëheqje

Murtezaj thekson se përvoja e tij në ekonomi dhe financa do të vihet në shërbim të një qasjeje të re qeverisëse, që synon zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, paga më të larta dhe investime në mbarë vendin.

Postimi:

Krenar që jam në këtë rrugëtim të ri politik përkrah mikut tim, kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza, një njeri me integritet, i fjalës dhe me përvojë të dëshmuar në udhëheqje dhe ekonomi.

Si pjesë e ekipit të tij dhe kandidat për deputet në listën e PDK-së, do të angazhohem që tërë përvojën time në ekonomi dhe financa ta vë në shërbim të një mendësie të re qeverisëse që punon për ekonomi të fortë, paga më të larta dhe investime gjithandej Kosovës.

#IlirMurtezaj44 #BedriHamza1 #PDK130

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer