Kandidati për deputet i PDK-së me numër 44, Ilir Murtezaj, ka takuar në Ferizaj profesorë, prorektorë, drejtues universitetesh dhe intelektualë që prej vitesh japin kontribut të rëndësishëm në arsim dhe në të ardhmen e vendit.
Murtezaj vlerësoi punën dhe përkushtimin e tyre, duke theksuar se arsimi është bazë e zhvillimit. Ai tha se me Bedri Hamzën kryeministër, pagat e profesorëve do të rriten për 50 për qind, në mënyrë që puna e tyre të vlerësohet dhe të kenë kushte më të mira jetese.
Postimi:
Në Ferizaj, takim me profesorë, prorektorë, drejtues universitetesh dhe intelektualë që prej vitesh, me përkushtim të vazhdueshëm, kontribuojnë për dijen dhe të ardhmen e vendit.
Puna e tyre është themel i zhvillimit dhe meriton vlerësim konkret. Me Bedri Hamzën në krye, pagat e tyre do të rriten për 50%, në mënyrë që kontributi i tyre të shpërblehet me kushte dhe jetë dinjitoze.
#IlirMurtezaj44 #PDK130 #BedriHamza1


