Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 44, Ilir Murtezaj, ka takuae sot veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një takim të përbashkët me Bedri Hamzën, të cilin e cilëson si kryeministrin e ardhshëm të vendit, shkruan rajoni.org.
Murtezaj theksoi se ishte një takim me luftëtarët e vërtetë të lirisë, duke shprehur mirënjohje të përhershme për djemtë dhe vajzat më të mira të kombit për heroizmin dhe sakrificën e tyre gjatë luftës.
Postimi:
Mes luftëtarëve të vërtetë dhe jo të parodive që po i dëgjojmë për Kurtin, sot së bashku me kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza takuam veteranët e UÇK-së. Përjetë mirënjohës djemve dhe vajzave më të mira të kombit për heroizmin.
Njëzëri uruam për kthimin e shpejt të prijësve të kësaj lufte, presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.


