Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 44, Ilir Murtezaj, ka zhvilluar një takim miqësor me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, shkruan rajoni.org.
Takimi u mbajt buzë Shadërvanit, ku Murtezaj e uroi Totajn për mandatin e dytë në krye të Prizrenit, duke vlerësuar udhëheqjen e tij dhe transformimin e vazhdueshëm të qytetit historik.
Murtezaj theksoi se Prizreni po shënon zhvillime të dukshme falë angazhimit dhe profesionalizmit të kryetarit Totaj, duke e cilësuar atë si një shembull të qeverisjes së mirë lokale.
Postimi:
Buzë Shadërvanit, me një mik të vjetër dhe profesionist, kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj. E urova për mandatin e dytë në krye të qytetit historik që po transformohet çdo ditë falë udhëheqjes së tij.
#PDK130 #IlirMurtezaj44