Pas 45 vitesh shërbim, sot është pensionuar infermierja e AMF-së në Terstenik të Drenasit, Xhezide Xani, shkruan rajoni.org.
Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci dhe stafi kanë organizuar ceremoni me rastin e ditëlindjes së 65-të dhe pensionimit.
Infermierja, e cila shërbeu për dekada në shëndetësinë e qytetit, u falëndërua përkontributin e saj, shkruan rajoni.org.
“Falënderues i sinqertë, para punës 45 vjeçare të infermieres Xhezide Xani në AMF të Terstenikut, e cila nga sot hyri në moshës së artë, në moshën e pensionimit. Shekulli i saj jetësor, ishte i lidhur ngushtë me mirëqenien shëndetësore të qytetarëve të kësaj ane. Një buqetë me lule, një mirënjohje dhe një medaljon, ishin dhurata simbolike para punës së Xhezides, e cila nga viti 1980, i kontribuoi shërimit të plagëve të qytetarëve. Puna e saj, meriton çdo lëvdatë dhe mirënjohje”, ka shkruar ndër të tjera Lladrovci në facebook.