E shtunë, 16 Nëntor, 2024

50 minatorë të rinj nisin punën në ndërmarrjen “Trepça”

Sot filluan punën 50 minator të rinj në ndërmarrjen “Trepça”, përkatësisht në minierën e Stantërg-ut.

Sipas njoftimit, punësimi i minatorëve të rinj pritet ta rris produktivitetin në ndërmarrje.

“Ndërmarrja Trepça Sh.A. ka aftësuar profesionalisht 210 minatorë në minierat e saja. Pas një procedurë me konkurs të hapur, tejet meritokratik, ka arrit të punësoj 50 minatorë në minierën e Stantërg-ut. Hapja e vendeve të punës në kohën bashkohore cilësohet akt patriotik për vendin. Punësimi i 50 minatorëve të rinj në ndërmarrjen Trepça Sh.A. pritet të kontribuoj në rritjen e produktivitetit në ndërmarrje dhe rritjen e mirëqenies ekonomike në vend. Ndërmarrja Trepça Sh.A. është zotuar se do të vazhdoj punësimin e të rinjve në njësitë e saja biznesore, me qëllim të zhvillimit ekonomik të ndërmarrjes, vendit dhe zvogëlimit të papunësisë në vend”, bëhet e ditur në njoftim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer