Kandidati i PDK-së për deputet me numër 52, Gëzim Qerimi, ka vazhduar edhe sot takimet me qytetarë në rajonin e Drenicës, ku është pritur me mbështetje të madhe nga banorët lokalë.
Qerimi ka vizituar Komaranin, Tushilën, Rakinicën, Turiqefcin dhe Kopiliqin e Epërm, ku qytetarët kanë shprehur besimin dhe vendosmërinë për ndryshim dhe zhvillim përmes Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, përkrahja e treguar në këto zona është dëshmi e qartë e angazhimit qytetar për një qeverisje më të mirë dhe një të ardhme më të zhvilluar për vendin.
Postimi:
Takimet me qytetarë edhe sot i vazhduam në Drenicë
Mbështetja e fuqishme për PDK-në në Komaran, Tushilë, Rakinicë, Turiqefc dhe Kopiliq të Epërm është dëshmi e besimit dhe e vendosmërisë për ndryshim dhe zhvillim.