Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, profesori Gëzim Qerimi me numër 52, ka vazhduar takimet me qytetarët në Drenicë, ku është pritur me mbështetje të fuqishme në Rezallë, Likoc dhe Kryshec të Skënderajt, në zemër të Llaushës së UÇK-së.
Në këto takime, Qerimi ka bashkëbiseduar me banorët për programin e PDK-së dhe vizionin për zhvillimin e vendit, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe angazhimit qytetar në rrugën drejt fitores.
“Në Skënderaj, Rezallë, Likoc dhe Kryshec, bashkë me qytetarët, drejt fitores së PDK-së”, ka shkruar Qerimi, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen dhe besimin e madh që po merr nga qytetarët e kësaj ane.