Sot, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Skenderajt, 52 studentë të mjekësisë kanë përfunduar punën praktike.
Kryetari i komunës, Fadil Nura, ka njoftuar në një postim se pas përfundimit të praktikës, studentët kanë marrë edhe një vërtetim për praktikë profesional.
Nura ka shprehur urimin e tij për ta.
“Bëhen zot të vetvetes si infermierë, duke u vënë në shërbim të pacientëve dhe qytetarëve në përgjithësi!” shkroi i pari i komunës së Skenderajt.