E diel, 22 Dhjetor, 2024

“53 milionëshi”, Haradinaj thotë se agravoi situata për shkak të ndërprerjes së mandatit nga qeveritë e kaluara

Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, tani kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në cilësinë e dëshmitarit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, para trupit gjykues tha se pagesa shtesë ndaj “Bechtel and Enka” ka qenë për shkak të ndërprerjes së mandateve të Qeverive të kaluara.

“Për fat të keq, pra Qeveritë e mëhershme ma shumë për shkak të ndërprerjes së mandatit ka ndiku në agravim të situatës”, deklaroi Haradinaj.

Në këtë rast të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri.

Mbrojtësi i të akuzuarit Berisha, avokati Afrim Salihu, në seancën e së premtes, e pyeti Haradinajn lidhur me takimet e Komitetit Ndërministror, si dhe të dhënat në dokumentet e këtij Komiteti, për çka Haradinaj u përgjigj se të gjitha çështjet janë të evidentuara në procesverbalin e takimeve të mbajtura.

“Besoj se është siç shkrun në transkriptë, e mbështes procesverbalin” , tha Haradinaj.

Tutje, Haradainaj tha se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Hani i Elezit ka qenë projekt i filluar nga Qeveritë e kaluara dhe se ka vazhduar të jetë aktiv si projekt edhe gjatë qeverisjes së tij.

Dëshmitari Haradinaj, duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Salihu vazhdimisht ka thënë se i mbështet në tërësi transkriptet e mbledhjeve të mbajtura për këtë çështje dhe se nuk i kujtohen detajet, duke shtuar po ashtu se Qeveria unanimisht e ka përkrahur pagesën shtesë ndaj “Bechtel and Enka”.

Prokurori special Atdhe Dema e pyeti Haradinajn lidhur me opinioni e mbikëqyrësit të kontratës “Hill International”, ku tha se ka qenë i njoftuar lidhur me opinionin, por jo edhe për sugjerimin që të paguhen vetëm 14 milionë euro, e jo 53 milionë.

Po ashtu, Haradinaj tha se gjithçka lidhur me këtë çështje është në shkresat e lëndës dhe është i sqaruar edhe procesi i vendimmarrjes.

Tha se me kalimin e kohës është përkeqësuar gjendja kontraktuale e “Bechtel and Enka” dhe duke i parë ato marrëdhënie të përkeqësuara, është dashur të veprohet urgjentisht që të mos krijohen edhe kostot shtesë prej 53 milionë eurosh.

Kurse për konzorciomin “Bechtel and Enka”, Haradinaj tha se kemi të bëjmë më një konzorciom të përmasave ndërkombëtare dhe me një konzorciom kredibil.

“Po flasim për një operato kredibil ndërkombëtar dhe ka qenë sfidë për ne” tha Haradinaj.

I akuzuari Berisha ka kundërshtuar mënyrën e parashtrimit të pyetjeve nga prokurori Dema, duke thënë se duhet të parashtrohen pyetje të tërthorta dhe jo pyetje për të cilat gjithmonë dëshmitari Haradinaj i mbështet procesverbalet e takimeve të komiteti ndërministror.

Kur u pyet se a ka qenë i mjaftueshëm opinioni i komitetit ndërministror për realizmin e pagesës shtesë, Haradinaj u përgjigj se janë të gjitha në shkresat e lëndës dhe si Kryeministër nuk ka pranuar kundërshtime gjatë procesit të votimit në Qeveri.

Haradinaj shtoi se është i bindur se dikush nga nivelet e Qeverisë e kishte njoftuar (Haradinajn) lidhur me ngecjen e projektit për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

Kurse, çështja e pagesës shtesë ndaj “Bechtel and Enka”, tha se ka qenë çështje e rëndësishme dhe e ndjeshme.

“Shumë e rëndësishme dhe shumë e ndjeshme” tha Haradinaj, duke theksuar se si Qeveri kanë tentuar të përmbyllin projektin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit për të mos krijuar më zvarritje dhe vonesa.

Në sesionin e pasdites, dëshminë e dha edhe shefi i kabinetit të ish-ministrit Lekaj, dëshmitari Argjend Zejnaj, i cili i pyetur nga i akuzuari Berisha, tha se kur drejtorit të Departamentit Ligjor iu është bërë e ditur që të bëjë përpilimin e opinionit ligjor, nuk i është bërë presion.

Sipas dëshmitarit Zejnaj, si shef i Kabinetit ka bërë përgatitjen e të gjitha mbledhjeve duke i pajisur me shkresa të lëndës qoftë fizikisht dhe më mënyrë elektronike.

I njëjti tha se në momentin e vendosjes përfundimtare për t’u dërguar për votim opinioni ligjor nga ana e Komitetit në Qeveri për miratim, askush nga anëtarë e Komitetit nuk e ka kundërshtuar dhe absetenuar gjatë votimit.

Kurse, lidhur afatin prej 24 orësh për përpilimin e opinionit ligjor nga Ministria e Infrastrukturës të cilin sipas Zejnajt e kishte dhënë Haradinaj si Kryeministër në atë kohë, tha se për këtë afat drejtori i Departamentit Ligjor, ka mbetur i habitur dhe i shtangur ashtu siç kishte mbetur edhe vetë i akuzuari Berisha.

Pas përfundimi të pyetjeve nga ana e të akuzuarit Berisha për dëshmitarin Zejnaj, seanca u ndërpre nga trupi gjykues pasi që kishte ka kohë për përfundimin e pyetjeve në drejtim të dëshmitarit nga të gjitha palët.

Seanca e radhës u caktua të mbahet më 2 tetor 2023, ku pritet të jep dëshminë ish-ministri i infrastrukturës Lutfi Zharku./BetimipërDrejtësi/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer