Pëllumbi 74-vjeçar i është drejtuar emisionit “Aldo Morning Show” në Tv Klan me qëllim njohjen me një grua.
Pëllumbi tregon se jeton i vetëm që nga viti 2006, teksa shton se me gruan e tij të ndjerë kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë.
Partnerja që 74-vjeçari kërkon, sipas karakteristikave që e imagjinon Pëllumbi, duhet të jetë e moshës 60-65 vjeç, të jetë e ndershme dhe e sinqertë e mundësisht të ketë arsim të lartë.Pëllumbi: Pas vdekjes së gruas në vitin 2006, jetoj i vetëm në Vlorë. Dashuria ime me gruan ka qenë shumë e madhe. Jemi dashuruar që në klasë të 9-të. Kemi qenë shokë gjatë gjithë jetës, të pandarë gjatë gjithë kohës. U martuam në 1973-ën, por jeta jonë, dashuria jonë, gjithë ajo e mira që kishim me njëri-tjetrin, nuk na u kurorëzua me një fëmijë. Në 4 Dhjetor të 2006-ës, gruaja ime pësoi një infrakt në punë dhe vdiq, kjo ishte vdekje dhe për mua sepse unë atë e kisha prej 40 vjeçe, bashkëpunëtore dhe grua të mirë. Ajo ishte gjithçka për mua. Që nga ajo kohë, e deri më sot, unë vij muaj për muaj dhe e vizitoj varrin e saj, e pastroj, e rregulloj.