Në konkursin e QKMF’së ku u punësua i afërmi i Ramiz Lladrovcit, punësimi i tre familjarëve të asamblistës Blerina Gashi, duke thyer rekordin për nepotizëm brenda një konkursi, punësimi i vëllaut të drejtoreshës Laureta Thaçi, punësimi i motrës se zyrtares se kabinetit të kryetarit – Rrezarta Prokshi, punësimi i të afërmit të drejtorit Nexhmedin Gruda, punësimi i të afermit të ish asamblisti Perparim Bajraktari dhe punësimi i balldezkes se vellaut të ish shefit të kabinetit, Flamur Curri.
Në këtë konkurs të QKMF’së në Drenas ku u bë kjo “masaker”; si dukët përveç qe është përcjellur me nepotizëm i njejti është përcjellur me shumë parregullsi e shkelje ligjore.
Pra, ky konkurs është shpallur duke u mbështetur në Ligjin për Zyrtarët Publik, Ligjin e Punës dhe Udhëzimin Administrativ 07/2017, por të trija këto ligje janë shkelur në disa raste gjatë procesit.
Ligji për Zyrtarët Publik nr. 06/L-114 neni 68 paragrafi 7 thotë se komisioni i përzgjedhjes duhet të përbëhet nga 5 persona, ndersa ky komision ishte i përbërë nga 3 persona, prandaj ky emërim i këtij komisioni është në shpërputhje me Ligjin për Zyrtarët Publik. Po ashtu paragrafi 5 i këtij neni thotë se duhet të ruhet anonimiteti i kandidatëve e në këtë rast është kërkuar emri i plotë.
Rajoni do ti publikoj ditëve në vijim këto dukuri negative në disa shkrime me fakte të reja.
LEXO EDHE: