E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

Pamje nga sulmi me granatë ndaj kreut të Bordit të Trepçës – policia del me detaje për rastin

Një granatë dore është hedhur në oborrin e shtëpisë së Bahri Hysenit, kryesuesit të bordit të “Trepçës”, në Mitrovicë.

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë për lajmi.net detaje lidhur me rastin.

Ilmi Prekazi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës, ka thënë se nga mjeti shpërthyes, Hysenit i janë dëmtuar dy automjete dhe një pjesë e shtëpisë.

Sipas Prekazit rasti u lajmërua nga Hyseni në Polici në mëngjesin e së enjtes në orën 07:43.

“Rreth orës 07:43, të ditës së sotme një ankues ka njoftuar policinë se dy automjete pronë e tij ishin dëmtuar. Njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe është vërejtur se dy automjete dhe një pjesë e shtëpisë ishin dëmtuar dyshohet nga një mjet shpërthyes. Njësitë kompetente policore kanë dalë në vendngjarje për ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, tha Prekazi .

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer