Drenica ka regjistruar tre pike të reja në Liga e Parë të Kosovës – Grupi A.
Skuadra nga Skenderaj fitoi sot ndaj Vëllaznimit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë, shkruan portali rajoni.org.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” përfundoi me rezultatin 2:1.
Për Drenicën golat i shënuan, Nreca (39’) dhe Hamiti (75).
Kurse për Vëllaznimin golen e vetme e shënoj Berat Ahmeti.
Në stadium të pranishëm ishin edhe presidenti Dobra, zëvendës presidenti Durmishi, kreu Komunës Fadil Nura dhe si gjithëherë dy mbështetesit e klubit doktorri i njohur Ragip Durmishi dhe tifozi besnik Ismet Salihu.