Një punëtor në pompën e derivateve në qytetin e Pejës ka pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se është goditur qëllimisht nga një person me të cilin kishte mosmarrëveshje, shkruan Insajderi.
Rasti thuhet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:07.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
“Vetura është konfiskuar nga policia, ndërsa i dyshuari është në kërkim. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar“, ka njoftuar policia.
Rasti është cilësuar ‘vrasje në tentativë’.