E premte, 25 Tetor, 2024

Tahiri e përmbush premtimin, bëhet gati projekti i vendosjes së UÇK-së në Cërnushë

Një nga premtimet që ishte dhënë gjatë fushatës por edhe pasi nisi mandati i Bedri Hamzës, ka qenë edhe ky.

Nënkryetari Arian Tahiri pati premtuar edhe pasi nisi mandati se shkronjat do të vendosen brenda vitit 2023.

Siç njofton Tahiri, ky premtim u përmbush dhe me datë 30 dhjetor bëhet përurimi i projektit.

Postimi i plotë:

Tashmë po merr formë edhe projekti më i veçantë i këtij viti. Shkronjat e arta të UÇK-së janë vendosur në kodrën që duket nga e gjithë Mitrovica dhe rrethina.

Kanë mbetur edhe disa punë infrastrukturore, për të shndërruar këtë kodër në një prej pikave më atraktive në Mitrovicë.

Më 30 dhjetor, në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, do të bëhet përurimi i tri shkronjave më domethënëse për historinë e Kosovës.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer