E enjte, 24 Tetor, 2024

Biznesmeni i arrestuar për prostitucion nga shteti “shpërblehet” me tender nga shteti

Dogana e Kosovës i ka dhënë tender mbi një milion euro operatorëve ekonomik “Defence Security” dhe “Rojet e Nderit”, e kjo e fundit kompani e themeluar nga biznesmeni Kushtrim Krasniqi, i arrestuar për prostitucion.

Paparaci të enjten raportoi për tenderin e dhënë nga Dogana e Kosovës për shërbime të sigurimit fizik, nën shkelje të shumta të cilat tashmë janë konstatuar edhe nga një ekspert i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Një nga kompanitë fituese, “Rojet e Nderit” është e themeluar nga Kushtrim Krasniqi, i cili vitin e kaluar u arrestua për “mundësim apo detyrim në prostitucion”, raporton Paparaci.

Pavarësisht kësaj, Dogana e Kosovës e shpërbleu me tender kompaninë e Krasniqit “Rojet e Nderit” bashkë me kompaninë tjetër në marrëveshje “Defence Security”.

Kushtrim Krasniqi, 43-vjeçar u arrestua më 5 prill 2022 bashkë me tri vajza të moshave 20 dhe 22-vjeçare pasi dyshohen se për gati shtatë muaj shfrytëzuan një të mitur për prostitucion.

Gjithçka kishte nisur pas një marrëveshje që Krasniqi kishte bërë së bashku me tri vajzat e tjera. Në këmbim të të hollave të dyshaurit detyronen të miturën të kryente marrëdhënie seksuale.

Krasniqi fillimisht dakordohej për çmimin përmes telefonit dhe rrjeteve sociale, dhe pastaj dërgonte të miturën në motele.

Por pas disa hetimeve të Policisë së Kosovës, Krasniqi është kapur derisa iu bastis edhe shtëpia.

Sipas Policisë, aty janë gjetur tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë, katër telefona mobil, një Llap top, dy USB dhe 2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë së bashku me pajisjet për bluarjen e narkotikeve.

Biznesmeni Krasniqi nga Drenoci i Malishevës është pronar i disa kompanive në Prishtinë, Prizren, Kaçanik e Fushë Kosovë.

Ai madje dikur njihej si pronar i kompanisë së sigurimit fizik “Rojet e Nderit”, por që tash pronësia e kësaj kompanie sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, tashmë është bartur në emër të Gëzim Paçarizit.

Paparaci raportoi për shkeljet e gjetura nga OSHP gjatë aktivitetit të prokurimit nga Dogana e Kosovës.

Siç ka konstatuar eksperti i OSHP-së, autoriteti kontraktues në këtë rast Dogana e Kosovës, ka bërë shkelje, neglizhencë të vërejtje të operatorit ekonomik dhe mospërgjigje të sakta. Kështu duke e bërë të vështrë përgatitjen e ofertave nga operatori ekonomik në këtë proces.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer