E enjte, 24 Tetor, 2024

Ramiz Lladrovci dhe drejtoresha Demaj zhvillojnë takim me qytetarin amerikan!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të enjten ka pritur në takim, Matthew Irvine, vullnetarin nga Peace Corps Kosova (Korpusi i Paqes), i cili ka dhënë betimin para dy ditësh në prani të Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Hovenier dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryetari Lladrovci ka thënë se komuna e Drenasit do te jetë më fat që Irvine do të jetë nga Peace Corps (Korpusi i Paqes) i cili do të ndihmojë sektorë të ndryshëm të komunës, veçanërisht në turizëm, kulturë e rini.

Matthew Irvine, nga sot do të jetë i angazhuar në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport për dy vitet dhe do të ndihmojë sektorë të ndryshëm të kësaj drejtorie, veçanërisht fushën e turizmit, kulturës dhe rinisë.

Irvine ka diplomuar në Universitetin Mary Hardin-Baylor në Belton, Texas dhe është i angazhuar në Kosovë përmes Korpusit të Paqes.

Për herë të tetë në historinë e Korpusit të Paqes në Kosovë, të martën kanë dhënë betimin edhe gjenerata e tetë që do të shërbejnë 17 veta në 17 komuna të Kosovës. Para angazhimit të Irvine në Drenas, ai ka përfunduar për dhjetë javë trajnimin intensiv të gjuhës shqipe.

Korpusi i Paqes ishte themeluar në vitin 1961 nga ish Presidenti i SHBA-së, John F. Kennedy, i cili krijoj këtë korpus për të promovuar paqen dhe miqësinë botërore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer