E enjte, 24 Tetor, 2024

Atë që së bënë Qeveria Kurti, e bënë Fadil Nura: E përfundon projektit që e lintë Skenderajin në lloq!

Qeveria e Albin Kurtit, përkatësisht Ministria e Infrastrukturës në momentin e fundit, pas zgjidhjes së problemeve në pikat kontestuese pronësore, ditë më parë ishtë tërhiqur nga financimi i projektit të zgjerimit të rrugës Komaran – Klinë e Epërme, duke e lënë në baltë tërë qytetarët dhe veturat që qarkullonin në atë segment, i cili ishtë jetik jo vetëm për qytetarët e dy komunave të Drenicës (Skenderaj dhe Drenas) por edhe më gjerë, për shkak të rëndësisë dhe lidhjeve të rajoneve të Kosovës.

Mirëpo si duket përkundër tërheqjes nga financimi i qeverisë Kurti, qeverisja e Fadil Nurës sot ka njoftuar së ky segment që është në hyrje të qytetit të Skenderajt është drejt përfundimit.

“Drejt përfundimit edhe asfaltimi i segmentit rrugor në hyrje të qytetit të Skenderajt, një punë që i takoi nivelit qendror, por që u tërhoq në momentin e fundit nga financimi i këtij projekti të madh kapital, duke na detyruar që t’i shterim të gjitha mundësitë financiare vetëm e vetëm që ta përfundojmë këtë pjesë të paasfaltuar, në këtë kohë kur kemi një pjesë të infrastrukturës publike të dëmtuar nga vërshimet e janarit të këtij viti dhe telashe tjera nga kjo fatkeqësi”, ka shkruar Nura në facebook.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer