E enjte, 24 Tetor, 2024

Voziti 173 km/h në rrugën Skenderaj-Drenas, gjobitet me 300 euro

Gjobitet kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 173 km/h

Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas, gjatë matjes së shpejtësisë me radar kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 173 km/h.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muajve.

Policia në Mitrovicë do të vazhdoj me marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët nuk ju përmbahen rregullave dhe rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer