E enjte, 24 Tetor, 2024

Motra e nënkryetarit të VV’së përzgjidhet si asistentë në universitetin e Mitrovicës

Motra e Alban Ukës, Albulena Uka është punësuar në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” si asistente për grup lëndesh nga e drejta ndërkombëtare, zbulon portali rajoni.org.

Albulena Uka është motra e Alban Ukës, nënkryetarit të degës së Vetëvendosjes në Mitrovicë.

Ky fakt nuk do të përbënte lajm, nëse motra e Ukës nuk do të punësohej së fundmi në universitetin e Mitrovicës.

Portali rajoni.org ka siguruar edhe dokumentin e punësimit të saj.

E po ashtu edhe universiteti edhe departamenti i fakultetit juridik e kanë konfirmuar përzgjedhjen e të “priveligjuares” së Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministreshes Albulena Haxhiu.

“Dekani i Fakultetit Juridik, prof. assoc. dr. Islam Qerimi priti në takim dy asistentët e rinj të këtij Fakulteti. Gjate këtij takimi ai u shprehu mirëseardhje MSc. Albulena Uka PhD (c) (E drejta ndërkombëtare), si dhe MSc. Argjend Behrami (E drejta civile)”, thuhet në njoftimin e UMIB’it.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer