E enjte, 24 Tetor, 2024

Policia dyshon se shkaktar i vdekjes së biznesmenit dhe gruas së tij në Junik ishte rryma

Mic Tofaj, pronar i fabrikës së ujit “Juniku”, ka humbur jetën bashkë me gruan e tij në Bjeshkët e Junikut ditën e së hënës.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi. Ai bëri të ditur se shkaktar i vdekjes së tyre dyshohet të ketë qenë energjia elektrike.

“Rreth orës 11:30 stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut kanë vdekur burrë dhe grua. Në vend të ngjarjes kanë dal komandanti dhe policët e stacionit në Junik. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i qendrës së mjekësisë familjare. Dyshohet se shkaktar ka qenë energjia elektrike, tha ai.

Detaje për rastin për Insajderin ka dhënë edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikci.

Ai shtoi se janë duke i hetuar arsyet që çuan në vdekjen e tyre.

“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në Bjeshkët e Junikut. Prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Njësitet relevante policore do të bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre. Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në Mjekësinë Ligjore”, deklaroi ai.

Mediat lokale kanë bërë me dije se bëhet fjalë për pronarin e fabrikës së ujit, “Juniku”, Mic Tofaj dhe bashkëshorten e tij.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer