E enjte, 24 Tetor, 2024

Ky është 42-vjeçari që u arrestua në shesh të Skenderajt, dyshohet se në lokalin e tij organizoheshin lojëra fati

Gazeta Sinjali mëngjesin e sotëm ka raportuar për një aksion të Policisë në një lokal në Skenderaj, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar mjete që shërbejnë për lojëra fati. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit, i cili tashmë ndodhet nën ndalim policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Isa Aliqkaj, 42-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë, në lokalin e Aliqkajt janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si tre televizor për shërbime të basteve, katër monitor, katër shtëpiza, 8 topa letër  për printime,  tre tastiera , 20 tiketa, një libër i basteve dhe një sasi e parave të gatshme.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 42-vjeçarit kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se Ligji për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë, i cili ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjet, ka hyrë në fuqi në muajin maj të vitit 2019.

Ky ligj ishte propozuar nga Qeveria e Kosovës, kurse u miratua në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës me 28 mars të po atij viti.

Vendimi për mbylljen e lojërave të fatit është marrë, pasi në dy kazino në qytete të ndryshme të Kosovës, u vranë dy persona.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer