E enjte, 24 Tetor, 2024

Policia ndërprejnë garat ilegale në autostradën “Ibrahim Rugova”, ngasësit me shpejtësi marramendëse

Policia e Kosovës ka gjobitur dy shoferë me nga 300 euro dhe me ndalim të mjetit me veprim motorik, pas garave të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit po vozisnin me shpejtësi prej 225 kilometra në orë dhe 230 kilometra në orë.

Shpejtësia kaq e madhe përshkohej në kilometrin e 10-të të autostradës, ku kufizim i shpejtësisë është 100 kilometra në orë.

PK-ja ka njoftuar se për këtë është duke zhvilluar plan operativ.

“Me datën 26.12.2023 Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të Planit Operativ ”Parandalimi i Garave të Shpejtësisë” ka arritur që të parandaloj garat e shpejtësisë me automjete në kilometrin e 10-të të autostradës “Dr. Ibrahim Rugova”, njësitë policore kanë hasur në dy automjete duke zhvilluar shpejtësi prej 225 km/h dhe 230 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h, ku të njëjtit janë gjobitur me nga 300€ dhe 3 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer