E enjte, 24 Tetor, 2024

Kapet duke vjedhur thëngjill nga shiritat transportues të KEK’ut, arrestohet një burrë në Obiliq

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Obiliq, meqë i njëjti është kapur duke e mbushur kamionetën e tij me thëngjill nga shiritat transportues të KEK’ut, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se automjeti dhe thëngjilli janë sekuestruar.

“VJEDHJE – Obiliq / 28.12.2023 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se është kapur duke e mbushur kamionetën e tij me thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut. Automjeti dhe thëngjilli janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer