Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen e 40 frezave për bujqit përfitues të komunës së Skenderajt, të cilët janë përzgjedhur nga komisioni komunal, në bazë të kritereve të përcaktuara në konkursin publik, transmeton portali rajoni.org.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes, i cili, duke i përgëzuar bujqit përfitues, ka siguruar se edhe vitin e ardhshëm Komuna e Skenderajt do të vazhdojë të ndihmojë bujqësinë dhe bujqit punëtorë.
Me këto freza, arrin në 763 numri i bujqve dhe fermerëve që përfitojnë pajisje të ndryshme bujqësore vetëm në vitin 2023.
Por kush janë 40 përfituesit e frezave nga Komuna e Skenderaj;
Portali rajoni u’a sjellë listën;