Nenkrytari i Mitrovicës, Arian Tahiri, ka njoftuar datën e zbulimit të shtatores së Adem Jasharit.
Shtatorja do të zbulohet më 17 Shkurt, në sheshin e qytetit.
Njoftimi i plotë:
Ishte kënaqësi e madhe të shoh nga afër punën e jashtëzakonshme të skulptorit Sabri Behramaj.
Me këtë rast, po ju njoftoj se vitin 2023 po e mbyllim me një lajm të mirë: Shtatorja e Adem Jasharit do të zbulohet më 17 Shkurt në sheshin e Mitrovicës.
Përjetësimi i figurës së komandantit legjendar në Mitrovicë, do të jetë frymëzim për të gjithë që të vazhdojmë të punojmë për vendin.