E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Komuna e Mitrovicës së Veriut shpall fitues ofertën me çmim 32 herë me të shtrenjët së oferta me e lire!

Komuna e Mitrovicës së Veriut, ka shpërblyer me kontratë në vlerë prej 51,839.28€ operatorin ekonomik – “Shala &Associates SHPK Betim Shala B.I”, shkruan portali rajoni.org.

Tenderi ku u shpall fitues ky grup operatoresh parasheh angazhimin e një kompanie për përfaqësimin ligjorë të komunës së Mitrovicës Veriut.

Megjithatë kjo komunë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje del se do t’i japë 50,246 euro më shumë fituesit të tenderit, se sa çmimi më i ulët i ofruar nga kompania “Selimaj Legal Consulting shpk: Avokat Agron Selimaj -Prishtine”, me çmim prej 1,593€.

Në dokumentin e autoritetit kontraktues (komuna e Mitrovicës së Veriut) të siguruar nga rajoni.org, i cili i njofton operatorët ekonomik për fituesin dhe jepen arsyetimet dy grupeve të operatorëve pse janë elinimuar, tregohet arsyeja e eliminimit të ofertuesit më të lirë, që faktikimisht është rreth 50,246 mijë euro më i lirë se fituesi i tenderit, që në këtë rast komuna do të paguaj mbi 50,246 mijë euro më shumë fituesit se sa do t’i paguante ofertuesit më të lirë.

“Tenderi juaj eshte refuzuar per këto arsye : Sigurimi i tenderit nuk perputhet me kerkesat e Autoritetit kontraktues te cilat jane kerkuar në Dosjen e Tenderit ,kerkesat e AK kane qene qe sigurimi te jete 90 ndersa ju e keni ofruar sigurimin per 60 dite”, thuhet në arsyetimin e komunës së Mitrovicës së Veriut të nënshkruar nga Zyrtar Përgjegjës i Prokurimit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer