Borussia Dortmund duket se është futur fuqishëm në merkato dhe po kërkon të bëjë një transferim të bujshëm.
Verdhezinjtë kanë nisur kontaktet e para me Manchester United për të bërë të mundur rikthimin e Jadon Sancho në “Signal Iduna Park”, në formën e huazimit.
Sipas burimeve pranë klubit gjerman, këtë gjë dëshiron edhe sulmuesi anësor anglez, i cili është gatshëm të refuzojë West Ham dhe të luajë edhe njëherë për ish-klubin e tij në Bundesleague, aty ku shkëlqeu dhe bëri bujë.