E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Gjobitet me 100 euro një barnatore për mos respektimin e orarit të kujdestarisë

Komuna e Podujevës ka gjobitur një barnatore për shkak të mosrespektimit të orarit të kujdestarisë.

Siç thuhet në njoftim e Komunës, inspekscioni komunal pas ankesave të pranuara nga qytetarët ka gjobitur barnatoren me një shumë prej 100 euro.

“Pas ankesave të pranuara nga qytetarët në lidhje me mosrespektim të orarit nga barnatoret kujdestare, inspeksioni komunal ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes për ta verifikuar ankesën e pranuar dhe ka hasur mos respektim të orarit të punës nga barnatorja, e cila përbënë shkelje të Rregullores 01-300/ 01-008480/ 22 Neni 15, pika 2.1, dhe si pasojë e një veprimi të tillë është gjobitur barnatorja me një shumë prej 100 euro”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës në Facebook.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer