Qytetari, Bekim Gecaj nga Lluasha ka humbur jetën dje si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte marrë një javë më parë në një aksident trafiku në fshatin Llaushë të Skenderajt. 49-vjeçari që ishte goditur nga një veturë, nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë, raporton rajoni.org.
Çdokush do të mendonte se shoferi i rastit tashmë është në qendrën e paraburgimit, duke vuajtur 30 ditëshin e parë të ndëshkimit për aksidentin e shkaktuar. Por, kjo nuk ka ndodhur.
Njëriu që e shkaktoi aksidentin rastisi të jetë djali i axhes së bizismenit të fuqishëm të Skenderajt, Naser Deliu.
Biznesmeni Naser Deliu është i njohur për lidhjet e tij të fuqishme me politikën e me grupe të fuqishme të interesit.
Prokuroria është deklaruar për portalin rajoni.org për familjarin e biznesmenit që shkeli për vdekje 49-vjeçarin:
Sipas prokurorit të rastit nuk ishin plotësuar “kushtet” që ai të arrestohet e lërë më të qëndroi në burg për veprën penale.
“Njoftoheni se prokurori i rastit në koordinim me policinë, janë duke u hetuar të gjitha rrethanat e këtij rasti, i dyshuari është identifikuar, i njëjti nuk është arrestuar”
Nga prokuroria kanë potencuar se hetimet janë duke vazhduar dhe së prokurori i rastit ka urdhëruar autopsinë e viktimës.
“Viktima, pasi është liruar nga spitali, pastaj ka ndërruar jetë, dhe prokurori i rastit ka urdhëruar autopsinë e viktimë”, thuhet në përgjigjen e tyre për portalin rajoni.org.