E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Qeveria merr vendim për largim të stikerave për veturat me targa të Serbisë

Qeveria e Kosovës të entjen e ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

Në njoftimin për media nga Qeveria thuhet se heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë”.

“Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, që nga e hëna, makinat me targa RKS-Republika e Kosovës – po lëvizin lirshëm në territorin e Serbisë. Lëvizja e tyre është mundësuar pas vendimit të 25 dhjetorit të 2023 të Qeverisë serbe.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer