Një fotografi e publikuar nga vetë disa mikëpritës të Fadil Nurës dhe Sami Lushtaku shihet kreu i Skendersjt duke pirë duhan brenda hapësirës së mbyllur të sallonit, raporton portali rajoni.org.
Pirja e duhanit në ambiente të mbyllura është në kundërshtim me Ligjin për kontrollin e duhanit.
Pika 1.9 e Ligjit për kontrollin e duhanit, thotë:
“1.9. Hapësirë e mbyllur – çdo hapësirë e mbuluar me kulm ose tavan, që është i lëvizshëm apo i palëvizshëm, dhe të rrethuar me dy apo më shumë anë, pa marrë parasysh llojin e materialit të përdorur dhe pa marrë parasysh nëse struktura është e përhershme apo e përkohshme”.