E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Ekskluzive: Kunata e Armend Mujës dënohet nga Gjykata për vjedhje të votave [DOKUMENT]

Adelina Muja, gruaja e vëllait të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, është dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”, raporton ekskluzivisht vezhguesi.com

Adelina Muja e cila ishte kandidate për asamble në Mitrovicë nga Partia e Drejtësisë në zgjedhjet lokale 2021, është shpallur fajtore për abuzimin e votave që kishte bërë në zgjedhjet paraprake nacionale, përkatësisht në ato të 6 tetorit 2019.

Kunata e Armend Mujës ishte kryesuese e PDK-së në një klasë në shkollën “Ismail Qemaili” në Bair të Mitrovicës, e cila duke keqpërdorur pozitën, detyrën dhe autorizimet, i ka hequr dhe shtuar vota kandidatëve brenda subjekteve politike dhe i ka regjistruar në mënyrë të pasaktë, raporton vezhguesi.com

Në aktgjykimi të cilin e ka siguruar vezhguesi.com, thuhet se e njëjta i ka regjistruar në mënyrë të pasaktë gjithsej 158 vota, 51 vota të shtuara ndërsa 107 vota të hequra, të kandidatëve në garë për deputet.

Partinë që e dëmtoi më së shumti Adelina Muja ishte PDK, kështu duke u’a hequr kandidatëve votat si në vijim: PDK-së 64 vota, AAK-së 15 vota, Nisma 3 vota, LVV-së 19 vota LDK 1 votë dhe PRBK 5 vota.

Ndërsa kandidatëve të VV-së, ku ishte edhe vëllai i burrit të saj, Armend Muja,  ju ndihmoi duke u shtuar vota si në vijim: LVV 28 vota, PDK 10 vota, LDK 3 vota, AAK 7 vota, Nisma 2 vota dhe PLE 1 votë.

Nga aktgjykimi i shpallur, të cilin e ka siguruar vezhguesi.com, bëhet e ditur se Adelina Muja është dënuar nga gjykata me burgim të kushtëzuar në kohëzgjatje prej 1 viti, dënim i cili nuk do të ekzekutohet përveç nëse e njëjta kryen ndonjë vepër tjetër penale.

E njëjta kishte pranuar në tërësi fajësinë në seancën e fillestare, raporton vezhguesi.com

Ndryshe Adelina Muja si kryesuese e klasës, e dërguar nga PDK për të mbrojtur votën e kësaj partie, ajo dëmtoi më së shumti atë, pavarësisht që edhe burri i saj, pra vëllai i Armend Mujës, Gazmendi, ishte asamblist i PDK-së në Mitrovicë dhe këshilltar i Dhurata Hoxhës në qeverinë e PAN-it.

Kujtojmë se familja e Muja është sui generis sa i përket llojllojshmërisë së partive që bëjnë pjesë, kështu Armend Muja deputet i VV-së dhe kryetari i qendrës së VV-së në Mitrovicë, vëllai i tij Gazmend Muja ish asamblisti i PDK-së në Mitrovicë dhe këshilltar në qeverisjen e PAN-it, motra e tyre, Adelina Muja Brahimi ishte kandidate e VV-së për asamble në Mitrovicë dhe e dënuara për keqpërdorim me vota tashmë me vendim gjyqësor Adelina Muja, kunata e Armend Mujës, ishte kandidate e Partisë së Drejtësisë për asamble në Mitrovicë. /Vezhguesi.com/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer