E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Avokati i familjes së ish-ushtarit të UÇK-së jep detaje rreth arrestimit

Avokati Xhevdet Smakiqi ka dhënë detaje në lidhje me ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili u arrestua nga Serbia të premten. Nga Prokuroria serbe pretendohet se Dakaj ka kryer krime lufte si 19 vjeçar në vitin 1999.

Smakiqi ka thënë se ai është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd në rrugën Baçvanska.

Avokati ka bërë të ditur se të martën pritet të mbahet një seancë dëgjimore për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Serbisë lidhur me masën e paraburgimit.

“Informatat e fundit per rastin e arrestimit te Hasan Dakaj qe i kam marre janë se tashmë z. Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit ne Kushumli ne Qendren Kryesore te Paraburgimit ne Beograd n rrugën Baçvanska”, shkroi Smakiqi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sipas detyrës zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku ne intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajshëm edhe per faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve te prokurorise se Serbise dhe se është ngatrruar ne identitet me dikend tjetër”.

“Ne cilësinë e avokatit te Familjes Dakaj jam në kontakt orë pas ore me te ngarkuarin ne Zyren Nderlidhëse te Kosoves në Beograd dipomatin z.Jetish Jashari dhe e falenderoj per qasjen profsionale”, është shprehur Smakiqi.

Më tutje Smakiqi theksoi se “arrestimi i Hasan Dakaj është ndalim politik për t’iu hakmarr pjesëtarëve te UÇK-së për arritjen e pavarësisë dhe qe mos t’i lejojë ta gëzojnë liberalizimin e vizave kategoria qe ka kontribuar për këtë ditë përbën çështje poltike dhe fare pak juridike”.

Avokati iu ka bërë thirrje institucioneve që të ndikojnë që Dakaj të lirohet sa më shpejt.

“Prandaj i bëjë thirrje Kryeministrit, Minstres Gervalla dhe secilit diplomatë te bëjë presionin diplomatik e politikë qe ndërmjetësit e dialogut dhe ambasadat e vendeve mike te ndikojnë qe Hasan Dakaj i pafajshëm te lirohet sa me shpejt.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer