E mërkurë, 23 Tetor, 2024

E shkelen ligjin në ndejen e shfrenuar/ Ministia e shëndetësisë thotë së do të dërgohet insepktorati në Skenderaj

Portali rajoni.org ditë me parë kishtë raportuar një fotografi e publikuar nga vetë kreu i Skenderajt, Fadil Nura, ku shiheshin disa zyrtare duke pirë duhan brenda hapësirës së mbyllur të restaurantit “Atlantik”, pronë e militantës së PDK’së, Mihane Kodra Bekteshi.

Mirëpo pas denoncimeve publike, inspektorati sanitar në kuadër të ministrisë së shëndetësisë pritet të zbarkoj në restaurantin në fjale për të inspektuar dhe monitoruar subjektin ku ka ndodhur rasti.

“Inspektorati Sanitar do të shqyrtoje me prioritet të lartë raportimin tuaj, duke inspektuar dhe monitoruar subjektin ku ka ndodhur rasti në mënyrë të vazhdueshme dhe nëse ndodh shkelja nga çdo qytetar pa marr parasysh çfarë pozite ka në institucione, ligji do të zbatohet për të gjithë shkelësit qofshin ata persona fizik apo juridik”, thuhet ndër të tjera në sqarimin e ministrisë së shëdetësisë për portalin rajoni.org.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer