E mërkurë, 30 Tetor, 2024

Rrëfehet Thierry Henry: Kam vuajtur nga depresioni në të kaluarën

Thierry Henry, kampioni i Kupës së Botës me Francën në vitin 1998, pranoi se ka qenë në depresion gjatë karrierës së tij futbollistike.

Ish-sulmuesi, tashmë 46-vjeç, zbuloi se kishte një periodë në fillimin e pademisë së koronavirusit, ku ai po qante pothuajse çdo ditë. Henry, i cili tani trajnon ekipin kombëtar U21 të Francës, ka lidhur vështirësitë e tij me të kaluarën dhe me kërkimin e miratimit, pasi u rrit me një baba që ishte kritik ndaj performancës së tij në fushë.

“E gjithë karriera ime, dhe që kur kam lindur, mendoj se ka qenë një depresion. A e dija? Jo. A bëra diçka? Jo, por unë jam përshtatur në një mënyrë të caktuar. Kjo nuk do të thotë që unë eci drejt, por eci.

Ju duhet të vendosni një këmbë para tjetrës dhe të ecni. Kështu më kanë thënë që kur isha fëmijë. Gjatë COVID isha në izolim në Montreal dhe të mos i shihja fëmijët e mi për një vit ishte e vështirë. Gjatë asaj kohe, unë qaja pothuajse çdo ditë pa asnjë arsye. Lotët nuk shteronin, nuk e di pse. Ndoshta kanë qenë aty për një kohë të gjatë”, është rrëfyer legjenda franceze në një podcast.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer