E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Këta janë 12 zyrtarët e arrestuar të ATK-së, i njohën si të rregullta faturat fiktive në vlerë të 18 milionë eurove

Policia e Krimeve Ekonomike ka arrestuar 12 zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe një afarist.

KosovaNews mëson se të arrestuarit janë: Drejtori Rajonal në Prizren, Avdi Jakupi si dhe Drejtori Rajonal në Prishtinë, Xhemajl Hertica.

Përvec tyre të arrestuar janë disa inspektorë të ATK-së: Masar Zejnullahu, Muhamet Rafuna, Nesim Bajrami, Safet Temaj, Murtez Zeqiri, Milaim Berisha, Gazmend Gjocaj, Adil Pacarizi dhe Vllaznium Krasniqi,

Po ashtu,  tre të arrestuarit tjerë udhëheqës të ekipit në ATK-së mësohet se janë: Safet Temaj, Milaim Berisha si dhe Agim Rama.

Të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Mësohet se dëmet qe i kanë shkaktuar ATK-së kapin shifrën e miliona eurove.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer