E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Aurora Dinaj emërohet anëtare e Bordit të ‘KRU Mitrovica’

Qeveria e Kosovës ka emëruar Aurora Dinaj, anëtare të Bordit të drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “KRU Mitrovica Sh.A”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë tha se në këtë konkurs kanë aplikuar 53 kandidatë, ndërsa në listën e ngushtë kanë hyrë 29 prej tyre të cilët janë intervistuar nga komisioni rekomandues.

“Komisioni rekomandues i ka mbajtur intervistat dhe qeverisë i ka rekomanduar listën përfundimtare prej 11 kandidatë. Duke pasur parasysh arsyetimin për një anëtare, unë propozoj që të emërohet Aurora Dinaj në pozitën e anëtares”- tha Kurti.Propozimi u votua nga të gjithë ministrat.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer