E mërkurë, 30 Tetor, 2024

Ishte pranë nënshkrimit me Hajdukun, ja çka e ka shkaktuar dështimin e transferimit të Gashijanit

Sulmuesi i ri i Llapit, Elvir Gashijani ishte afër nënshkrimit me Hajdukun e Splitit, por duket se çështja ka ngecur shkaku i financave.

Hajduku raportohet se ka ofruar 200 mijë euro për Gashijanin 17-vjeçar, por Llapi ka kërkuar 300 mijë euro, raporton gazeta kroate Slobodna Dalmacija.

Gashijani është anëtar i Kombëtares së Kosovës U19 dhe këtë sezon ka zhvilluar 13 paraqitje me Llapin në Superligën e Kosovës në të cilat ka shënuar dy gola dhe ka shtuar një asistim.

Ai ka shënuar edhe dy gola për kombëtaren në ndeshjen kundër kombëtares U19 të Ukrainës. Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg është 125 mijë euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer