E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Të arrestuar për përfshirje në mashtrim – Gjykata liron Feim Pulaj dhe 12 zyrtarët e ATK-së

Biznesmeni, Feim Pulaj dhe 12 zyrtarët e ATK-së të arrestuar nën dyshimin për mashtrim janë liruar sot me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, si rrjedhojë është refuzuar kërkesa e Prokurorisë për paraburgim.

Siç mëson Insajderi, të njëjtëve i është vendosur masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Kjo masë pritet të zgjasë deri me datën 9 shkurt.

Për çka i dyshoheshin nga prokuroria Pulaj dhe 12 zyrtarët e ATK-së?

Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte parashtruar kërkesën për paraburgim nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”.

Dëmi vlerësohej të jetë diku 2.8 milionë euro ndaj buxhetit të shtetit.

12 zyrtarët e arrestuar të Administratës Tatimore dyshoheshin se kishin pranuar 23 fatura fiktive nga Feim Pulaj, i cili kishte aplikuar në ATK për rimbursim.

“Zyrtarët tatimorë të dyshuarit F.P., pronar i tri bizneseve në Prizren, ia kanë njohur si të rregullta 23 fatura fiktive me vlerë prej 18 milionë eurove, kinse për ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar më parë, e të cilat fatura i kishte pranuar nga të pandehurit të B.B. dhe B.B. ( të cilë janë në kërkim) pronarë të një biznesi në Podujevë, e që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale – dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin, dhe – shmangie nga tatimi, dhe si rezultat i këtyre veprimeve, zyrtarët e ATK-së i kanë njohur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së së zbritshme në shumën 2.8 milionë euro për çka ekziston edhe një urdhër i Përmbaruesit Privat për rimbursim të detyruar nga buxheti i Kosovës, por se kjo procedurë është pezulluar në momentet e fundit për shkak të inicimit të rastit penal ndaj të pandehurve të lartcekur”, thuhej në njoftim

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer