E mërkurë, 30 Tetor, 2024

Këto janë dy këngëtarët kosovare që do të jenë banore në BBV Albania

Skena muzikore e Kosovës do të përfaqësohet në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania”, nga këngëtaret Vesa Smolica dhe Arta Kabashi, që pritet të jenë dy nga banoret që do të hyjnë në shtëpinë e famshme.

Siç shkruan sot portali Telegrafi, dy artistet do të nisin rrugëtimin e tyre në spektaklin e shumë shikuar këtë të shtunë më 13 janar.

Vesa Smolica, e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe prezantimet e mbresëlënëse, është shquar në skenën e muzikës shqipe me pjesëmarrjen e saj në edicionin e tretë të “The Voice Of Albania”.

Këngëtarja nga Gjakova ka në repertorin e saj disa këngë të suksesshme, ku ndër to spikat balada “A po gëzohesh”, e cila ka gëzuar një popullaritet të konsiderueshëm në tregun muzikor.

Arta Kabashi, e njohur në botën e muzikës thjesht si Arta, vjen nga Peja dhe është motra e këngëtares Ana Kabashi, e cila ka qenë një nga banorët e edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”.

Arta është njohur për talentin e saj dhe pritet të ndjekë gjurmët e suksesit të motrës së saj me pjesëmarrjen në BBVA.

Përndryshe, është konfirmuar nga vet trashëgimtarja e Top Channel se edicioni i sivjetmë i Big Brother VIP Albania do të prezantohet nga Ledion Liço, gjersa ende mbetet në pikë pyetje nëse atij do t’i bashkohet edhe Arbana Osmani.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer