E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Antidroga në aksion, kap sasi të madhe të marihuanës, para dhe armë në Prishtinë

Disa kilogramë marihuanë, armë dhe para janë kapur nga antidroga në një plan disamujor të koduar “Golfi” në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ndërsa të dyshuarit janë në mbajtje për 48 orë.

Operacioni konkludues është zhvilluar në Prishtinë mbrëmë rreth 19:00 kur një person (Y.A) 1997, ndërsa të dyshuar të tjetër të përfshirë në rast janë. (U.G) 1999, (F.Sh) dhe (F.H) 1998.

Gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) janë gjetur dhe sekuestruar provat/dëshmitë si në vijim :

• Dhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (590.6) gram.

• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (12.29) gram.

• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1.75) gram.

• Një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë (0.39) gram.

• Katërmbëdhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (25.2) gram.

• Një armë zjarri me një karikator dhe tre fishek.

• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (80.1) gram.

• Dy peshore digjitale të cilat shërbejnë për matje në sasi të vogla.

• Para të gatshme (56.90) euro.

• Pesëmbëdhjete copë fishek.

• Dy këllëfë të revoles.

• Një kuti e armës me mbushës dhe një karikator .

• Nëntë telefona celular.

Po ashtu gjatë kontrollimit të një shtëpie të pabanuar dhe në oborrin e saj, që gjendej përball shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) që dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si në vijim:

• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1kg e 37.8gr).

• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (157.4gr.)

• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 248.2gr.

• Një granatë dore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer