E mërkurë, 30 Tetor, 2024

Komuna e Mitrovicës do t’i ndajë 20 mijë euro për familjen që u lënduan nga shpërthimi në Kçiq

Bedri Hamza, kryetar i Komunës së Mitrovicës, ka njoftuar se kjo komunë do të marrë vendim për ndarjen e 20 mijë eurove për familjen Brahimi, 14 anëtarë të së cilës u lënduan si pasojë e një shpërthimi të bomboles së gazit mbrëmjen e së shtunës.

Hamza e ka bërë të ditur vendimin me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, duke iu uruar shërim të shpejt të lënduarve.

“Me qëllimin që të ju dalim në ndihmë familjes Brahmi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove. Edhe njëherë, uroj shërim të shpejtë për të lënduarit!”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer