E mërkurë, 23 Tetor, 2024

KPK shpall konkurs për 28 pozita për prokurorë të rinj

Prishtinë- Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e 240-të të mbajtur të hënën, ka shpallur konkurs për 28 pozita për prokurorë të rinj.

Shpallja e konkursit u bë pas prezantimit të analizës nga zëvendëskryesuesi i KPK-së, Veton Shabani, i cili propozoi që konkursi të shpallet për 28 pozita, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas kryesuesit të KPK-së, Jetish Maloku, konkursi do të shpallet nga 22 janari 2024.

Në përbërje të Komisionit për Rekrutim, Këshilli ka caktuar këtë përbërje: Ardian Hajdari, Jehona Grantolli, Armend Zenelaj, Aleksandër Lumezi, Blerim Isufaj, dhe anëtarë rezervë Ariana Shajkovci dhe Idain Smajli.

Ndërsa, KPK ka vendosur që kryetar i Komisionit për Rekrutim të jetë Aleksandër Lumezi.

Ndërsa, në Komisionin për Rishqyrtim, KPK ka caktuar këtë përbërje: Arian Gashi, Bahri Hyseni dhe Bedrije Syla-Alshiqi, kurse anëtarë rezervë Merita Bina-Rugova dhe Arben Ismajli.

Ndryshe, takimi po vazhdon me pika tjera të rendit të ditës. /BetimipërDrejtësi


Betimi për Drejtësi”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer