Një zjarr ka përfshirë sot një objekt në fshatin Korreticë e Epërme të Drenasit.
Rastin e ka konfirmuar për insajderin, Agron Burovci, zëdhënësi i policisë për Prishtinë, ai tha se nuk raportohet për të lënduar dhe se zjarrfikësit janë në vendngjarje.
“Rreth orës 09:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Korreticë e Epërme të Drenasit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët po bëjnë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale“, tha ai.