E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Dënohet për herë të dytë radhazi për vjedhje të votave ish këshilltari i Faton Pecit, Enis Osmani (Dokument)

Ish këshilltari i ministrit aktual të Bujqësisë Faton Pecit, Enis Osmani, është dënuar për herën e dytë për vjedhje të votave nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Veriu.info ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, sipas të cilit personi me inicialet E.O. është dënuar me burgim prej 1 viti, por dënim ky që nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri në kohëzgjatje prej 1 viti nuk do të kryejë vepër tjetër penale.

Gazeta mëson se bëhet fjalë për Enis Osmanin, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe avokati mbrojtës i tij, Sabit Pllana, i cili në një prononcim të shkurt për Veriu.info ka thënë se klienti i tij Enis Osmani është dënuar dhe se për detaje tjera duhet t’i drejtohemi organeve kompetente.

Ky është rasti i dytë në të cilin ish këshilltari i ministrit Faton Peci, dhe një nga njerëzit e tij më afërt, dënohet për falsifikim të rezultateve të votimit.

Në rastin e parë Osmani ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, dënim me gjobë prej 1 mijë e 500 euro.

Kurse në rastin e dytë Osmani dënohet me burgim me kusht prej 1 viti për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019.

Në seancën e mbajtur më 27 dhejtor 2023 Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar Osmanin për rastin e vjedhjes së votave në zgjedhjet e vitit 2019, ku në qendrën e votomit ku Osmani në cilësinë e kryesuesit te Këshillit te Vendvotimit ne Qendrën e Votimit me nr.1115B/02D, pas mbylljes se vendvotimit, me rastin e numërimit te votave te kandidateve brenda një subjekti politik, i pandehuri ka hequr votat e disa kandidatëve dhe ka shënuar disa kandidatë të tjerë duke i regjistruar në mënyrë jo të saktë gjithsej 217 vota, prej tyre 128 vota të shtuara dhe 89 të hequra.

Sipas vendimit të gjykatës me këtë rast Osmani ka kryer veprën penale “Falsifikim i rezultateve te votimit nga neni 216 par.2 lidhur me par.1 te KPRK.”

Në rastin e parë Osmani ishte dënuar për zgjedhjet e vitit 2017 ku sipas vendimit të gjykatës ai gjatë numërimit të votave, i ka hequr votat disa kandidatëve dhe duke ua shtuar votat disa kandidatëve të tjerë, i regjistron në mënyrë të pasaktë gjithsej 246 vota, 228 prej tyre si vota të shtuara dhe 18 prej tyre si vota te hequra, prej tyre të shtuara 56 për PDK-në, 112 për LDK-në dhe 60 për LVV-në dhe të hequra 8 për PDK-në dhe 10 për LDK-në.

Vendimi i parë ishte shpallur më 23 janar 2023, kurse i dyti më 27 dhjetor 2023, pra dy herë i dënuar brenda 1 viti.

Osmani kishte shërbyer si këshilltar i Faton Pecit deri në shkarkimin nga kjo pozitë për shkak të dënimeve, dhe konsiderohet njëri nga njerëzit e tij më të afërt.

Gazeta Online Veriu.info sjell ekskluzivisht vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer